Lajme

Arrestimi i Metës, Berisha: Persekutim politik, nuk kanë publikuar asnjë fakt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi sot arrestimin e Ilir Metës si persekutim politik dhe me urdhër të Edi Ramës.

Cest la vie

I pyetur gjatë një konference për mediet, Berisha tha se çdo gjë ndaj tij është politike.

“Persekutimi i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt asnjë dokument, por ka zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigja ime”, u shpreh Berisha.

Berisha nga “arresti i shtëpisë” akuzoi kreun e SPAK duke theksuar se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, është arrestuar me urdhër të SPAK. /j.p/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button