Lajme
SPAK cakton detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin
Ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje nga SPAK.
- Berisha: Me 26 nëntor, protesta tjetër kombëtare. Mosbindja civile, rruga e vetme
- Erion Braçe zbulon objektivin e PS për Qarkun Fier, por vetë a do të kandidojë më?
- Komedia e Leka Bungos “Ëndërr në papafingo” shfaqet me sukses në Teatrin “Bylis”
- Moti i keq, Mbrojtja Civile: Situata në vend drejt normalizimit
- Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri, zbulohet mashtrimi! Si e reklamonin në rrjetet sociale
Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK.
Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në Qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.
Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.
Kujtojmë se rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten./tvklan.al