Qendra Multifunksionale“Horizont” në Fier, merr pjesë në turneun e atletikës për fëmijët me aftësi ndryshe
Qendra Multifunksionale “Horizont” Fier mori pjesë me disa fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe në Turneun e Atletikës, i njohur edhe si Turneu i Gjithëpërfshirjes, i organizuar nga Special Olympics Albania. Aktiviteti u zhvillua në pistën e atletikës në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë dhe kishte si qëllim promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes përmes sportit.
Përfaqësimi i Fierit ishte i suksesshëm dhe dinjitoz, me fitimin e tre vendeve të dyta dhe një vendi të tretë. Po ashtu, morëm kupën e pjesëmarrjes, një simbol i rëndësishëm i përfshirjes dhe vlerësimit të gjithë garuesve. Ky aktivitet ofroi mundësi për të fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe, duke u dhënë atyre mundësinë të shfaqin talentet e tyre dhe të krijojnë lidhje të reja miqësie.
POSTIMI NE RRJETET SOCIALE I QENDRES “HORIZONT”
Ditën e shtunë, morëm pjesë me disa fëmijë dhe të rinj me aftësi ndryshe, që trajtohen në qendrën tonë, duke përfaqësuar qytetin e Fierit në Turneun e Atletikës ose, siç njihet ndryshe, Turneun e Gjithëpërfshirjes. Ky aktivitet u organizua nga Special Olympics Albania dhe u zhvillua në pistën e atletikës në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.
Në këtë event të veçantë, që kishte për qëllim promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes përmes sportit, përfaqësimi ynë ishte dinjitoz dhe i suksesshëm. Ne arritëm të fitojmë tre vende të dyta dhe një vend të tretë, duke treguar përkushtimin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të pjesëmarrësve tanë. Përveç këtyre rezultateve të rëndësishme, morëm edhe kupën e pjesëmarrjes, si një simbol i përfshirjes dhe vlerësimit për të gjithë garuesit.
Ky turne ishte një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur dhe fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe, duke u dhënë atyre hapësirën e duhur për të shfaqur talentet e tyre dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe miqësie.
Jemi krenarë për përfaqësimin tonë dhe për mesazhin pozitiv që kemi përcjellë.