Lajme

GJKKO sekuestron dy vila në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te ‘Kodra e Diellit’

GJKKO ka sekuestruar 2 vila të cilat i përkasin Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi te Kodra e Diellit.

Cest la vie

Pasurirë e sekuestruara janë dy vila me tre kate të ndodhura në zonën e selitës në Tiranë në rezidencën “Kodra e Diellit”.

Vendimi i GJKKO-së u firmos më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në ”arrest me burg” prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë ”detyrim me paraqitje”.

Njoftimi:

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button