Lajme

Lushnjë/ Nëna denoncon: Kanë tentuar të më rrëmbejnë fëmijën 11-vjeç! Policia e mohon: Është trembur (Video)

Një nënë e re në fshatin Golem të Lushnjes, shtrytëzoi protestën e komunitetit të banorëve, për të shprehur para medias shqetësimin e saj për të birin. Pasditen e së premten, tha ajo, dy persona të panjohur kanë tentuar t’i rrëmbejnë të birin, por policia nuk i ka zbuluar autorët.

Cest la vie

“Te premten në darkë (15 nëntor) kanë tentuar të më marrin fëmijën dy veta. Kam lajmëruar drejtoreshën e shkollës dhe policinë. Nuk u verifikuan se ata kishin ikur. Dhe fëmija ka ardhur në shtëpi shumë i shqetësuar, shumë i trembur me mendimin se do ta grabisin”, u shpreh ajo para kamerave.

Menjehere pas kësaj deklarate, Report TV u interesua pranë Drejtorisë së Policisë së Fierit, që mbulon dhe Lushnjen, ku mësoi se fëmija mund të jetë trembur, pasi nga hetimet nuk rezulton të ketë pasur tentativë rrëmbimi.

VIDEO

“Më datë 15 nëntor drejtoresha e shkollës 9-vjecare “Foto Puka” në Lushnje telefonon policinë për të njoftuar se prindi i një fëmijë të mitur, 11 vjeç është trembur pasi duke u kthyer në banesë bashkë me një tjetër kanë konstatuar një furgon të dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e policisë për Report TV.

Me tej policia sqaron se “nuk rezulton të ketë element të veprës penale, si kanosje apo rrëmbim pasi personat nuk kanë bërë asnjë komunikim me të miturin”.

Denoncimi u bë gjatë protestës së zhvilluar në fshatin Golem të Lushnjes për mësimin me turne, shkaktuar nga vonesa në rindërtimin e shkollës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button