46 Vite në skenë: Kujtojmë sot aktorin e shquar fierak Fatmir Xhelili
Sot nderojmë kujtimin e Fatmir Xhelilit, një nga ikonat më të ndritura të teatrit shqiptar dhe të qytetit tonë të Fierit.
Për plot 46 vite, ai interpretoi me pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, duke ndarë skenën me kolosë të teatrit shqiptar si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo e shumë të tjerë. Gjatë karrierës së tij, Fatmiri solli në jetë rreth 180 role, duke shkëlqyer si në drama ashtu edhe në komedi.
Talentit dhe mjeshtërisë së tij i janë njohur katër çmime të para si “Aktori më i Mirë”, një dëshmi e aftësive të tij të jashtëzakonshme në interpretim. Ndër veprat më të spikatura ku ai interpretoi rol kryesor, përmendim:
🎭 “Dy dyzina me trëndafila”
🎭 “Fejesa e Çehovit”
🎭 “Një budalla e gjysmë”
🎭 “I burgosuri i katit të 15”, dhe shumë të tjera.
Fatmir Xhelili u nda nga jeta si pasojë e Covid-19 në moshën 69-vjeçare më 20 nëntor 2020
Fatmir Xhelili mbetet një figurë e dashur dhe e paharrueshme për publikun shqiptar, një simbol i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për artin.
🕊️ Respekt dhe mirënjohje të përjetshme për këtë figurë të ndritur të artit tonë!