Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, inspekton punimet në Cakran
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, vijon angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Njësisë Administrative Cakran.
Gjatë inspektimit të punimeve, u evidentua progresi i rëndësishëm në projektet që po realizohen për transformimin e kësaj zone.
Postimi i plotë:
📍Inspektimi i punimeve në njësinë administrative #Cakran. Aktualisht po realizohen punimet për përmirësimin e infrastrukturës, në unazën e sipërme të qendrës së fshatit.
👉🏻Ndërtimin e bordurës ndarëse të trotuarit
👉🏻Rehabilitimin e #KUZ
👉🏻Përmirësimin e sistemit të bonifikimit për tokat bujqësore
✅Ky investim synon rritjen e cilësisë së jetesës dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.