“Dërgesat e parave të shqiptarëve nuk do të kenë më kosto”- Rama ndan lajmin e mirë
Kryeministri Rama ndau sot lajmin e mirë për shqiptarët përmes një postimin në rrjetin “X”.
Duke nisur nga 1 janari 2025 të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare, thotë kryeministri.
Rama thotë se ky është një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025. Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, shkruan kryeministri në platformën “X”.