Home Sport Apolonia nis keq sezonin, mposhtet në transfertë nga Kukësi

Apolonia nis keq sezonin, mposhtet në transfertë nga Kukësi

614

Kukësi ka nisur sezonin e ri të Kategorisë së Parë më këmbë të mbarë, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të kampionatit. Sfida e zhvilluar në “Kukës Arena” dhuroj emocione dhe tregoi se skuadra e trajnerit Sedat Pajaziti është e vendosur të luftojë fort për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me goja e Grezdës dhe Dragoshit, ndërsa Umejego shënoi golin e nderit për fierakët, që u larguan pa pikë.

NDESHJA – Fraksioni i parë nuk solli gola, por tregoi një lëvizje të kujdesshme dhe taktike nga të dyja skuadrat. Kukësi kërkoi të zotëronte topin dhe të ushtrotonte presion, por Apolonia u shfaq e organizuar dhe nuk lejoi hapësira. Rastet e pastra ishin të pakta, pasi loja u zhvillua kryesisht në mesfushë dhe me duelte fizike. Pas pushimit, verilindorët hyjnë me një tjetër qasje. Vetëm tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Grezda zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans portierit të Apolonisë. Goli i dha qetësi Kukësit, i cili vazhdoi të shtynte përpara dhe të kërkonte avantazh më të sigurt.

Në minutën e 65-të, ishte Dragoshi ai që realizoi golin e dytë, duke dyfishuar shifrat dhe duke e futur ndeshjen në kontroll të plotë për vendasit. Skuadra fierake tentoi të reagonte, por përpjekjet e saj nuk u konkretizuan deri në minutat shtesë. Në të 92-ën, Umejego shënoi golin e nderit për Apoloninë, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e sfidës. Me këtë rezultat, Kukësi merr tre pikët e para të sezonit dhe konfirmon ambiciet për t’u rikthyer menjëherë në elitë. Nga ana tjetër, Apolonia duhet të përmirësohet në fazën ofensivë për të qenë më konkurruese në vazhdim.

GOLAT Grezda 48’, Dragoshi 65’, Umejego 92’

KUKËSI: Menjura, Ferra e (Hilaj 83’), Mejdani, Grezda (Pecani 67’), Fejza, Birçaj (Lambellari 90’), Avdiu (Sadiq 67’), Dragoshi, Xhuniuri, Sefa, Bespella (Imami 83’)

Trajner Sedat Pajaziti

APOLONIA: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Todoroviç, Trifoni (Mahmuti 68’), Umejego, Raimond (LeshI 60’), Eneh, Ajvi, Hoxhaj (Musa 60’), Rakipaj

Trajner Marko Jovanoviç

KARTONË TË VERDHË Bespella 20’, Avdiu 63’, Mejdani 78’, Ajvi 35’

GJYQTARË E. Spahiu, Xh. Mani, K. Zelej (Tiranë)

VËZHGUES Engjëll Pjetrushi (Lezhë)

DELEGAT Dritan Kedia (Tiranë)

Vladimir Mema