Home Lajme nga Fieri Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari...

Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kapet në kohë i dënuari për vrasje

534

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit ditën e mërkurë. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bledar Selmanajn, i dënuar për vrasje.

Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa Selmanaj ka tentuar të largohet nga ambientet e sigurisë së lartë, por është kapur në kohë nga efektivët e burgut.

Bledar Selmanaj rezulton të jetë vrasësi i Xhuljano Bullarit. Ai ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga burgu, por që ka dështuar. Ditën e djeshme ai ishte në ajrim, kur tentoi arratisjen por u pikas nga gardianët e burgut dhe u ndalua.