Home Lajme nga Fieri Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime për shkelje të ndryshme gjatë 24...

Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime për shkelje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit

1156

Drejtoria Vendore e Policisë FierSpecialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor

:arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin F. Z., 45 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 47 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 36 vjeç, se kjo shtetase, duke qenë me detyrë notere, i ka marrë një shumë lekësh dhe nuk ka kryer pagesat, duke shpërdoruar detyrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 28 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 31 vjeç, dhe K. H., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushta një shtetas 46 vjeç;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në fshatin Sheq Musala, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke, duke mos lejuar që të hapet kanali kullues.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 19 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar automjetin e një shtetasi 37 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.