Home Lajme nga vendi Mrekulli te ‘Koço Gliozheni’, nëna sjell në jetë katërnjakë

Mrekulli te ‘Koço Gliozheni’, nëna sjell në jetë katërnjakë

608

Një  lajm i bukur vjen nga Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë ku një nënë ka sjellë në jetë me një shtatzani natyrale katërnjakë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale në një postim në rrjetet sociale.

Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale.

Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”, thuhet në postim.