Apolonia ka marrë një fitore të rëndësishme në Javën e 13-të të Kategorisë së Parë, duke triumfuar 0–2 në Gjirokastër kundër Luftëtarit dhe duke prishur debutimin e trajnerit Bledar Devolli.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën ishte Ayivi që zhbllokoi rezultatin, ndërsa Trifoni vulosi fitoren me golin e dytë, duke i dhënë Apolonisë tre pikë me shumë vlerë në garën për vendet e larta të renditjes
Pas 13 javësh kampionat, Apolonia ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.












