Një panoramë “bardh e zi” e shoqërisë moderne: njerëz më të lidhur se kurrë në rrjetet sociale, por më të vetmuar emocionalisht në jetën reale.
A po humbim aftësinë për të krijuar lidhje të vërteta njerëzore?
“Sindroma e jetës perfekte” – sipas sociologes së njohur Marsi Simo është gara e rrezikshme për të treguar lumturi, sukses dhe bukuri po ushtron presion të fortë psikologjik, sidomos tek të rinjtë.
Fotot perfekte dhe jetët “ideale” në rrjetet sociale po krijojnë krahasime të pafundme, ankth, pasiguri dhe ndjenjën se nuk je kurrë mjaftueshëm.
Pse sot njerëzit ndihen të detyruar të duken të lumtur, edhe kur realiteti i tyre është krejt ndryshe?
A po jetojmë më shumë për t’u dukur sesa për të jetuar?
Të rinjtë pa ëndrra – alarmi i heshtur i një brezi.
Një pjesë e madhe e brezit të ri po rritet pa motivim, pa objektiva afatgjata dhe pa besim tek e ardhmja. Pasiguria ekonomike, mungesa e shpresës dhe klima sociale kanë krijuar një lodhje emocionale që po i bën shumë të rinj të ndihen të humbur.
Pse po rritet një brez që duket se ka gjithçka, por ndihet bosh brenda?
A po humbet shpresa për të ndërtuar ëndrra të mëdha?
Turpi për të qenë vetvetja
Paragjykimi, frika nga opinioni i të tjerëve dhe nevoja për t’u pranuar kanë krijuar një shoqëri ku shumë njerëz jetojnë me “maska sociale”.
Shumë persona fshehin identitetin e tyre të vërtetë, mendimet, ndjenjat apo dobësitë nga frika e gjykimit.
A po rritet një shoqëri që ka humbur guximin për të qenë autentike?
Nga lidhjet emocionale që po zbehen, te presioni i jetës perfekte dhe një brez që po ndihet gjithnjë e më i vetmuar, sociologia Marsi Simo analizon plagët e padukshme të shoqërisë moderne.





