Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte (27 gusht) në Lungomare të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 61-vjeçare me inicialet E.H., është dhunuar brutalisht.
Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se gruaja është qëlluar me sende të forta (sqepar) në kokë.
61-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse gjendja e saj paraqitet kritike.
Nuk ka ende informacione mbi autorin dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa blutë e qytetit bregdetar po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorit.

