Lajme nga vendi

Aksident i rëndë në Lezhë/ “Audi” përlas fëmijën me monopatinë, 12-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident i rëndë në Lezhë/ “Audi” përlas fëmijën me monopatinë, 12-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital
FieriSot · Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor që lidh Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një 12-vjeçar që lëvizte me monopatinë.

Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Pas përplasjes, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit tragjik.