Lajme nga vendi

Ngelën në mes të detit pasi skafi pësoi defekt, shpëtohen 8 persona në Spille

Ngelën në mes të detit pasi skafi pësoi defekt, shpëtohen 8 persona në Spille
FieriSot · Foto ilustruese

Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit për mjetin lundrues që kërkonte ndihmë.

Ngjarja ndodhi rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, ku shërbimet policore, gjatë monitorimit të hapësirës detare, konstatuan skafin në vështirësi.

Në bord ndodheshin drejtuesi i mjetit dhe 7 familjarë të tij.

Për shkak të defektit në motor, skafi ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u dhënë ndihmën e nevojshme 8 personave dhe duke tërhequr skafin drejt bregut. Mjeti lundrues u nxor në breg në zonën e Karpenit.

Të gjithë personat në bord rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan efektivët për ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera pas incidentit rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi për mjetin lundrues.