Indrit Shyti, 19-vjeçari që mbeti i plagosur një ditë më parë në aksidentin në Mbrostar–Levan, ka ndërruar jetë te spitali i Traumës.
I riu ishte duke udhëtuar me një “Volkswagen” kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.
Të plagosur mbetën edhe dy të tjerë që po udhëtonin me të riun.
Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

