Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme për shpronësimin e pasurive private për interes publik, të publikuara në Fletoren Zyrtare (Numri 189, viti 2026), të cilat synojnë realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe zhvillimit urban.
Projekti i energjisë, linja 110 kV Fier–Kafaraj
Përmes Vendimit Nr. 642, datë 27.8.2026, është miratuar shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme (të llojit “arë” dhe “pyll”) që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kV Fier–Kafaraj dhe vendosja e traktit të ri në nënstacionin Fier”.
Përfituesi/Favorizuesi: Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit: 173,647.31 lekë, e cila së bashku me shpenzimet procedurale prej 50,000 lekësh përballohet nga buxheti i OST sh.a.
Procesi i shpronësimit do të përfundojë brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (Drejtoria Vendore Fier) ngarkohet të pezullojë të gjitha transaksionet për pasuritë e prekura deri në regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi për OST sh.a.
Rikualifikimi urban në Vlorë
Përmes Vendimit Nr. 643, datë 27.8.2026, qeveria ka vendosur shpronësimin për interes publik të pasurive të llojit “truall” që preken nga projekti “Rikualifikimi urban në zonën e tregut të hapur të qytetit të Vlorës”.
Përfituesi/Favorizuesi: Bashkia Vlorë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit: 1,650,040 lekë për pronarët e regjistruar (familja Xhyheri etj.), ndërsa shpenzimet procedurale llogariten në masën 50,000 lekë. Të dyja fondet përballohen nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
Shpronësimi shtrihet brenda një afati 3-mujor. Drejtoria Vendore e Kadastrës Vlorë do të kryejë hedhjen e gjurmës së projektit dhe kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Vlorë, duke pezulluar çdo transaksion tjetër mbi këto pasuri deri në përfundim të procedurës.
/rtsh.al/

