Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun.
Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në ndodhjen e aksidentit. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

