Lajme nga Fieri

Aksident në Fier, e përplasi makina, dërgohet në spital drejtuesi i biçikletës

Aksident në Fier, e përplasi makina, dërgohet në spital drejtuesi i biçikletës
FieriSot · Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit te Fierit.

Një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka rënë përtokë, me lëndime në trup.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur  shërbimet e policisë për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për te disiplinuar trafikun në aks me fluks të lartë qarkullimi.