Lajme nga Fieri

Fier, shpërthim me eksploziv në një subjekt privat

Fier, shpërthim me eksploziv në një subjekt privat
FieriSot · Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit.

Nga shpërthimi raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar edhe dera e jashtme e subjektit. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.