Lajme

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, vëllai i viktimës: Autori i përndiqte, urdhri i mbrojtjes nuk funksionoi

Niko Bakaj, vëllai i 23-vjeçarit Xhim Bakaj i cili u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga ngjarja e rëndë.

Cest la vie

Në intervistën e dhënë për gazetaren Aida Topalli, Niko Bakaj u shpreh se autori, Xhuliano Mihaj, i përndiqte vazhdimisht dhe i kërcënonte. Ai thekson se edhe pse i vëllai ishte pajisur me urdhër mbrojtje, nuk ka funksionuar.

“E dija që ishte në një lidhje, por nuk e dija që ishte në konflikt të tillë. Me vajzën, Xhesildën ishte shumë i lidhur, por nuk e dija që kishte kaq probleme me këtë person. Të gjitha kërcënimet tani i kam marrë vesh, mesazhe në telefon, foto. Janë zënë edhe në polici. Ai i shkonte i rrinte poshtë te shtëpia, i rrinte me thikë te dera, i përndiqte. Me datë 1 vëllai kishte urdhër mbrojtje, kishin bërë kallëzime, por policia nuk ua mori për bazë fare. Edhe urdhrin e mbrojtjes që kishte vëllai im nuk funksionoi”, u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi më 5 korrik në lagjen “11 Janari”, në Fier, ndërsa Xhuliano Mihaj është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”./rtsh.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button