Lajme

Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit kërkojnë drejtësi për të atin (Video)

VIDEO

Cest la vie

Një ngjarje e rëndë u shënua në një fshat të Lushnjës në maj të këtij vitit. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë ajo kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan T., një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar.

Sot në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv ishin vajza dhe djali i 63 vjeçarit të cilët thonë se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi janë të tjerë persona që e kanë kryer aktin seksual.

Florian Topi dhe Emanuela Murati në studion e gazetares Odeta Dume thonë se ngjarja ka qenë e qëllimshme për të njollosur familjen e tyre dhe dëmtuar imazhin dhe biznesin që ata kanë, një pemtari të cilin e kanë ngritur me mund.

Ata thonë se është bërë kallëzim i rremë për të fshehur personat e vërtetë që kanë abuzuar me vajzën. Për këtë bëjnë me faj dhe nusen e xhaxhait të 24 vjeçares. Ata disponojnë dhe një video ku vajza tregon dhe emrat e personave që kanë kryer marrëdhënie dhe flitet për një incest.

E bija e 63 vjeçarit i kërkon policisë të verifikohen bisedat e vajzës në telefon.

Avokati Idajet Beqiri kërkon që të bëhet ADN-ja që do të zbardhë të vërtetën se kush ka abuzuar seksualisht me vajzën.

“ADN-ja duhet të bëhet urgjentisht. dhe duhet parë çfarë raportesh kanë këta me këtë familjen. Kjo familje ka ngritur një biznes të shkëlqyer. Ka bërë një punë me djersë” thote avokati.

Ndërkohë fëmijët e 63 vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe e vërteta të zbardhet sa më shpejt dhe të vihet në vend nderi i tyre. Ndërsa vajza është 4 muajshe shtatzënë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button