Lajme
Subashi: Masa parandaluese për përballimin e shirave
Në kuadër të monitorimit të situatës së shirave, Bashkia Fier është angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e rrugëve të qytetit.
Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim mbi përpjekjet e ekipit për pastrimin e zgarave të shiut, për të parandaluar çdo situatë të papritur.
Postimi i plotë vijon më poshtë:
🚧 Jemi në krye të detyrës për monitorimin e situatës së shirave.⛈️☔️👷♂️⚒ Ekipet tona po punojnë për pastrimin e zgarave të shiut, duke parandaluar çdo situatë të papritur.
✅👏 #FieriNëPunë