Lajme

Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri, zbulohet mashtrimi! Si e reklamonin në rrjetet sociale

Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat. Raportohet se në këtë veprimtari janë përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin vajin në rrjetet sociale.

Cest la vie

Sipas Prokurorisë së Beratit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin baba e bir kthyen banesën në ambient për përzierjen e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestruan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari me iniciale A. A., për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale D. A.

Njoftimi i Prokurorisë:

Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri për ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 29-vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme./GAZETA SHQIP

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button