Lajme

Gonxhja: Hapen aplikimet për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit njoftoi se, u hapën aplikimet për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0% interes, për blerjen e banesës për 300 punonjës të administratës publike.

Cest la vie

Ministri kujtoi se, aplikantët duhet të jenë të punësuar në institucionet e administratës publike, sipas kategorive të mëposhtme:

Ministria e Brendshme;

Ministria e Mbrojtjes;

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ministria e Arsimit dhe Sportit;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social;

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas vendimit, do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve: mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pages. Përparësi do u jepet atyre që janë më të rinj (jo më shumë se 40 vjeç), mbi një ose dy vite përvojë pune si dhe kategoritë e ulëta të pagave.

Përfitues do jenë arsimtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarakë, punonjës të gardës, veterinerë, artistë e të tjerë. Në total janë 300 kuota ose kredi me zero interes, 90 prej të cilave do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

I punësuari në administratën publike që plotëson kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta të përmendura, fillimisht duhet që të paraqesë kërkesën për kredi të lehtësuar pranë institucionit ku është i punësuar. Do të jetë titullari i institucionit të administratës publike që do të hartojë listën me të punësuarit e institucionit që plotësojnë kriteret për të përfituar nga ky program i strehimit social, të cilën ia përcjell për miratim ministrit përgjegjës që mbulon institucionin ose Kryeministrisë, brenda kuotave të miratuara në total për këtë program.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button