Uncategorized

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën  Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Cest la vie

Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës.

Njoftimi i policisë:

 Fier/ Informacion paraprakRreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button