Kulturë
“Fieri In Fest”/ Atmosferë fantastike në koncertin e muzikës së lehtë dhe popullore (Video)
Me qindra qytetarë të Fierit, emigrantë të kthyer për pushime dhe turistë mbushën sheshin kryesor të qytetit për koncertin ““Fieri in fest”.
Në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës, si Alban Skënderaj, Mariglen Hazizaj dhe disa këngëtarë fierak si Rajmonda Aliaj, Anesti Cuko, Ilir Veliu të cilët krijuan një atmosferë festive deri pas mesnate.
Ndërsa natën e dytë, më 13 gusht koncerti vazhdon me emra të dashur të muzikës si Poni, Eranda Libohova, Grupin e këngës Fierake, Ansamblin “Myzeqeja”, etc.
“Fieri In Fest” është një aktivitet veror, nëpërmjet të së cilit Bashkia e Fierit synon të shtojë ofertën turistike.