Lajme

Dy vajzat përplasin mjetet, dy të afërmit e tyre sherr me sende të forta! Njëri përfundon në spital

Dy persona janë konfliktuar fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut. Shkak është bërë një aksident në afërsi të rrethrritullimit të TEG. Dy vajza kanë përplasur mjetet, dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë konfliktuar me sende të forta. I pari që ka mbërrit në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Barami.

Cest la vie

Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket. Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet një prej mjeteve luksoz që është përfshirë në aksident.

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit Fatjon Dauti, dhe Marjo Barami. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi Fatjon Dauti i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.

rupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button