Fluks në Kapshticë, 8 mijë persona kanë kaluar kufirin dalës gjatë fundjavës
Këtë fundjavë ka filluar largimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Sipas policisë kufitare shqiptare, vetëm gjatë kësaj fundjave kanë kaluar kufirin dalës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë rreth 8 mijë persona.
Vetëm gjatë të shtunës, kanë kaluar në anën tjetër të kufirit 4 500 persona. Fluks i madh personash është shënuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për të përballuar fluksin e madh dalës, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, policia shqiptar po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
Ndërkohë, me kapacitet të plotë personeli dhe sportelesh punon edhe pala greke. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pritje të gjata në kufi. Në ditët e ardhshme, pritet që fluksi i personave në dalje të dyfishohet.