Turizëm
Parku i Divjakës vizitohet çdo ditë nga turistë të huaj (Video)
Parku Kombëtar i Divjakë Karavastasë është një nga pikat më të vizituara në qarkun e Fierit. Natyra e egër e zonës tërheq çdo herë e më shumë turistët. Këtu gjen vizitorë në çdo ditë të javës.
Ata ndalojnë në këtë zonë jo vetëm për natyrën, por edhe për të parë shpendë të ndryshëm. Turistët janë kryesisht nga Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, apo Italia, të cilët e kanë parkun pjesë të guidës së tyre.
Në 7 muajt e parë të këtij viti, Parku Kombëtar i Divjakë Karavastasë është vizituar nga rreth 67 mijë persona nga të cilët 53 mijë janë të huaj dhe pjesa tjetër vendas. Ky është viti më i mirë përsa i përket shifra të vizitorëve të cilët thonë se do të kthehen sërish në këtë zonë.
Klan News