“Jemi policia, na duhen 98 mijë Euro që të të shpëtojmë djalin”, si u mashtrua shqiptarja në Greqi
Një grua 63-vjeçare shqiptare që jeton në Santorini të Greqisë është mashtruar nga 4 shtetas bullgarë, të cilët i morën një shumë parash prej 98,500 Euro.
- 14 shtator 1943, një ngjarje e pazakontë në historinë e LANÇ – Nga Ilirjan Gjika
- Shënoi fitoren e 22-të, boksieri fierak që po korr sukses në arenat më të mëdha: Pretendoj të marr titullin e IBF (Video)
- Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, kampus rajonal për drejtimet Bujqësi dhe Veterinari (Video)
- Apolonia gjen fitoren e parë, triumfon në transfertë ndaj Kukësit
- Vranë dy vëllezërit në Roskovec për sherrin mes fëmijëve, pas babait, arrestohen edhe 2 djemtë e tij
Episodi ndodhi të premten e kaluar, kur një grua bullgare mori në telefon shqiptaren dhe iu prezantua si punonjëse e policisë greke, duke i kërkuar 98,500 Euro për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që kishte shkaktuar një aksident automobilistik ku i plagosur mbeti një fëmijë.
63-vjeçarja shqiptare ndoqi udhëzimet dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Shuma u mor nga mashtruesit.
Megjithatë, shqiptarja bëri denoncim dhe policia greke arriti të zbardhë rastin dhe të arrestojë 4 shtetas bullgarë, mes të cilëve dy gra, si të përfshirë në këtë skemë.
Të katërt u arrestuan ende pa arritur të largoheshin nga ishulli i Santorinit. Po kështu u sekuestrua dhe shuma e parave prej 98,500 Euro, që i përkasin gruan shqiptare. /tvklan.al