Lajme

E rëndë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në një banesë, ndërron jetë 43-vjeçari në Roskovec

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë rreth orës 12:15 në Berat.

Sipas policisë, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, rezulton banues në Berat, por në momentin që është paraqitur për mjekim ka qenë në Roskovec.

Cest la vie

Dyshohet se shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Ai ka qenë duke kryer disa punime në banesën e shtetasit E.K.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button