Gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit dhëmbëve
Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik.
- Djali iu vra me thikë 9 muaj më parë në Fier, prindërit e Greit mes lotësh: S’lejojmë askënd të përdhosë gjakun e tij, duam drejtësi! (Video)
- Rama: 51,357 pensionistë tërhoqën bonusin e fundvitit, dy dhe trefish më i lartë
- Subashi: Mesazh solidariteti dhe dashurie për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara (Video)
- Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga
- Boksieri fierak Aleksandër Kallashi në takim me kryebashkiakun Subashi: Synoj të mbrojë titullin botëror në Fier
Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.
Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës tuaj të pastrimit të tyre.
Pastroni vetëm dhëmbët
Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqëndrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve.
Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve.
Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.
Përdorimi i një furçe me fije të forta
Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë.
Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.
Nuk përdorni fillin dentar
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët.
Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.
Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme.
Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta.
Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme.
Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.
Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride
Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij.
Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.
Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht
Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.
Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini./AgroWeb.org