Lajme
Gjuha shqipe në Athinë, mësuesja Lefteri Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe
Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën e gjuhës shqipe. Në aktivitetet e shumta që realizon me nxënësit ruan identitetin shqiptar me elementët kombëtarë si flamuri, plisi, etj.
Lefteri Metkaj është mësuese e gjuhës shqipe në Athinë. Prej 9 vitesh jep kontributin e saj duke iu mësuar gjuhën shqipe fëmijëve duke ruajtur identitetin shqiptar.
Elementët kombëtarë si gjuha shqipe, flamuri , plisi , fustanella , xhamadani dhe traditat janë elementë të tabanit kombëtar ku fëmijët i mbajnë çdo herë në festa të ndryshme dhe aktivitetet që realizohen. Metkaj vlerëson edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e prindërve.