Lajme
Miratohet fondi i kompensimit ushqimor për policët/ Ja lista e produkteve që mund të zgjedhin efektivët
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga firmosi më 17 shtator urdhrin për miratimin e fondit të kompensimit ushqimor për efektivët e policisë.
Në listën e produkteve që është zbardhur nga News24, përfshihen produkte ushqimore, pije dhe ushqim për kafshët shtëpiake. Megjithatë, vihet re mungesa e produkteve të higjienës.
Sa i përket shumës që efektivët do të kenë në dispozicion, norma e kompensimit ditor është 450 lekë, megjithatë ata do të paguhen në varësi të orëve të punës që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhjetor 2023 deri në gusht 2024.
Kalimi i shumës do të jetë në karta bankare të posaçme të hapura në bankat e nivelit të dytë.