Lajme

Tetori Rozë: Mamografi falas për gratë dhe vajzat

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë.

Cest la vie

Rama bëri thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë.

Në postimin e tij, Rama rikujton rëndësinë e fushatës së përvitshme të “Tetorit rozë” duke i inkurajuar të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin kohë për shëndetin e tyre.

Ai thekson mundësinë e kryerjes së mamografisë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në të gjithë vendin, si pjesë e kësaj nisme për parandalimin e kancerit të gjirit.

“Të gjitha gratë dhe vajzat të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Me një fjongo rozë tetori është kthyer në simbolin e ndërgjegjësimit për më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, për të shpëtuar më shumë jetë. Mbështetja e grave ka qenë dhe vijon të jetë një objektiv i qeverisë me politika të posaçme.

“Tetori Rozë” është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Gjatë këtij muaji, organizohen fushata për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Simboli kryesor i kësaj fushate është shiriti rozë, i cili përfaqëson mbështetjen dhe solidaritetin me të prekurat nga kjo sëmundje, si dhe angazhimin për parandalim dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas. Për të rritur ndërgjegjësimin, përgjatë gjithë muajit tetor, organizohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen edhe të politikaneve, artisteve, gazetareve e të tjera gra me ndikim, të cilat japin mesazhe inkurajuese në mënyrë që kjo nismë të përqafohet nga sa më shumë gra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button