Lajme

Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore

Një grua shtatzënë e ka kryer dje procesin e lindjes në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës. Eliona Demaliaj drejtoresha e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ tregon për Report Tv gjendjen shëndetësore të nënës dhe vajzës së porsalindur.

Cest la vie

Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore.

“Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.

Lindja duhet të kryhet në kushtet spitalore, rreziku është i madh i lindjes në kushte jospitalore, duke pasur parasysh rrezikun te fëmija të mos marrjes frymë apo hemorragjia tek nënat”, tha Demaliaj.

Po ashtu drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Gerladinë thotë se kishin dërguar ekipin me mjekë tek Trauma dhe nënës iu dha ndihma në kohë rekord.

Asistenca e mjekëve, si mjekëve te Trauma ashtu edhe e mjekëve të maternitetit Geraldinë, ishte në kohë rekord. Nënës dhe fëmijës ju dha ndihma në kohë rekord nga të dyja ekipet. Në dërguam ekipet te spitali i Traumës, sistemi i shëndetësor i dha ndihmën e duhur në momentin e duhur dhe për fat të mirë gjendja e nënës dhe fëmijës është stabël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button