Ish-prokurori tregon sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta
Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-presidenti rrezikon deri në 15 vite burg për 3 akuza që SPAK ka formuluar ndaj tij.
- Shokoi rrjetin me deklaratat për vrasjen e Martin Canit, procedohet adoleshenti shqiptar me banim në SHBA
- Aksident në rrugën Petovë- Libofshë, një i plagosur
- GJKKO sekuestron dy vila në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te ‘Kodra e Diellit’
- Sonila Meço tregon dramat e rinisë: Një shoqe e çuan për prostitucion, një tjetër ma përdhunuan sa zbriti nga autobusi
- Subashi: Sezoni i vjeljes së ullirit niset mbarë në Cakran (Video)
Beçi dënoi edhe mënyrën e arrestimit të ish-presidentit.
“Ka një procedurë standarde që realisht duhej të ndiqej. Mund të shmangeshin këto skena të arrestimit sepse i arrestuari ka qenë disa herë vetë në SPAK. Një skenë të tillë mund të bëhej nëse ky zotëria do t’i shmangej SPAK-ut dhe policia t’i bënte thirrje dhe ta arrestonte.
Këto mund të kthehen në problematikë edhe për personat që janë rrotull aty. Mjaftonin dy patrulla policie me logo sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria duhet të hetojë. Nëse e kanë ndjekur nga Kosova, arrestimi i presidentit nuk mund të bëhej në mes të rrugës, por në zyrë apo shtëpi.
Duke patur parasysh akuzat Ilir Meta rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Pastrimi i produkteve të veprës penale ka 7-15 vite burg. 20 vite nuk lejohet se është deri në 15 vite”- tha Beçi.