Lajme

Tedi Blushi: Meta nuk ulëret në burg, por kemi frikë se mos e eleminojnë

Partia e Lirisë ka sulmuar Gjykatën e Posaçme, gjatë një konference për media nga selia e Partisë së Lirisë, pasi u konfirmua masa e arrestit në burg për Ilir Metën.

Cest la vie

Tedi Blushi, sekretari i kësaj partie, akuzoi GJKKO-në dhe prokurorët e SPAK-ut si të kapur dhe që veprojnë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.Më tej ai shprehu shqetësimin se Metës “mund t’i ndodhë ndonjë gjë në burg”, duke thënë se ditën e arrestimit pati një plan “ogurzi destabilizimi” për ta eliminuar fizikisht.

“Ka pasur një plan ogurzi për eliminimin fizik të zotit Meta. Nëse në makinë do të kishte patur punonjës të Gardës, aty do të kishte gjakderdhje.Dërguan elementët e krimit të organizuar të maskuar me çorape në kokë dhe të armatosur rëndë. Edi Rama, nëse zotit Meta i ndodh gjë në burg, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale”, tha Blushi.

Lidhur me aludimet për shëndetin e Metës, nisur nga një deklaratë e analistit Arjan Curri, i cili tha se Meta këndon dhe u thotë gardianëve se është Vasil Laçi, Tedi Blushi i quajti si të pavërteta.

“Kush e ka bërë deklaratën që nuk është në shëndet të mirë, jo çdo debil që paguhet nga zyra e propagandës…janë debila.Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer.

Dhe nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësinë do ta mbajë Rama. Për këta debilat që dalin studio më studio, nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button