Lajme

Sulmi ndaj Fredi Belerit/ Bardhi: Gjithçka e orkestruar nga Edi Rama, turpëron Shqipërinë

Pas sulmeve ndaj Fredi Belerit, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Cest la vie

“Pasi anuloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal”, shkruan deputeti i PD.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anuloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button