Lajme

Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas.

Cest la vie

“Gjatë 9-mujorit të vitit, 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të kësaj kategorie, duke lehtësuar barrën financiare për trajtimin e tyre të vazhdueshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës”, shkruan ministrja Koçiu.

Ajo u shpreh dje se 50% e buxhetit për shëndetësinë, nga periudha janar deri në shtator 2024 ka shkuar për rimbursimin e barnave për të moshuarit.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar nga muaji korrik 2024. Në listën e re të barnave të rimbursueshme ka 1191 medikamente, dhe kësaj liste iu shtuan edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formëdoza të reja.

Të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e kanë çuar këtë listë në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna që mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga qeveria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button