Uncategorized
Fier: Gjendet i pajetë një i moshuar në banesën e tij në lagjen “8 Shkurti”
Një trup i pajetë është gjetur brenda një banese në katin e tetë të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Sipas informacioneve, viktima është një i moshuar rreth të 80-ave, i cili jetonte i vetëm.
Pas raportimeve të fqinjëve, që vunë re mungesën e kontakteve me të moshuarin, policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Trupi i të moshuarit u gjet pa shenja jete, dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.