Home Lajme nga Fieri Fier, “Forcat Tokësore” vazhdojnë evakuimet e banorëve (Foto)

Fier, “Forcat Tokësore” vazhdojnë evakuimet e banorëve (Foto)

567

Forcat Tokësore (FT) vijojnë me angazhimin në terren për evakuimin e banorëve dhe të gjësë së gjallë nga zonat e përmbytura në bashkinë Fier, ku reshjet intensive kanë krijuar situata emergjente.

Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Jugut janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit në evakuimin e popullsisë dhe sigurimin e zonave të rrezikuara, duke punuar në kushte të vështira dhe duke garantuar mbështetje të menjëhershme për komunitetet e prekura.

Në kuadër të operacionit, Forcat Tokësore kanë organizuar: Transportin e banorëve drejt zonave të sigurta; evakuimin e gjësë së gjallë; dhënien e ndihmave emergjente, përfshirë ushqime, ujë dhe strehim të përkohshëm.

Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile, për të siguruar që ndërhyrjet të jenë të shpejta dhe efektive.

Forcat Tokësore vijojnë patrullimet dhe monitorimin e zonave të rrezikuara, duke u siguruar që çdo qytetar i prekur nga përmbytjet të marrë ndihmën e nevojshme dhe duke minimizuar pasojat e situatës.

evakuimet e banorëve në Fier