
Në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, Klinika e syrit Retina Institute zhvilloi një aktivitet depistues në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Fier me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbulimin e hershëm të glaukomës.
Qytetarëve iu ofrua matja e tensionit të syrit me pajisjen tonometër iCare HOME2, si dhe kontrolli i tensionit arterial, të shoqëruara me këshilla shëndetësore për parandalimin dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.
Gjatë matjeve të tensionit të syrit u depistuan 11 raste me glaukomë, ku pacientët tani janë në dijeni të problemit dhe do të marrin hapa për ndjekje profesionale.
Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit dhe në nxitjen e kontrollit periodik, duke kontribuar në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e komplikacioneve që mund të ndikojnë në shikim dhe në shëndetin e përgjithshëm.








