Home Lajme nga Fieri Makina merr flakë në lëvizje në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

Makina merr flakë në lëvizje në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier.

Na ndiqni në Instagram

Sipas burimeve paraprake mjeti ka qënë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet teksa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.