Psikologia e njohur, Denata Toçe, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tre vrasjet e ndodhura ditën e martë, të cilat ishin të treja për motive banale.
Toçe shpjegoi se shoqëria është e bazuar në norma kulturore të dhunshme, ndërkohë që foli për dhunën në familje, deri te dhuna politike dhe modelet negative që njerëzit shohin te udhëheqësit politikë, të cilët përfliten vetëm për vjedhje.
“Kemi të bëjmë me problematika të shëndetit mendor. Në të treja rastet tregohet qartë reagim i fortë impulsiv, shkatërrues, duket sikur pika e fundit sjell derdhjen e të gjithë irritimeve, problematikave jetësore, që lidhen me problemet në shoqërinë tonë.
Nuk është vetëm çështje e problemeve të edukimit, por kemi një trashëgimi kulturore, për sa i përket menaxhimit, kemi norma kulturore bazuar në dhunë. E përqëndrojmë zgjidhjen, te zgjidhjet vetjake. Sidomos te gjinia mashkullore, që vazhdon akoma të ruhet nderi, si më sheh shtrembër, mbrojtja e nderit dhe krenarisë, vjen me element bazik, frustrime kafshërore, si pasojë e mos ndërtimit të esencës, thelbit të vlerave, dashurisë, sigurisë, që këta persona nuk i kanë patur.
Kemi mungesë diagnostikimi të shumë individëve, që janë kriminelë, që kanë veprime impulsive, që janë nga personalitetet narcistike, paranojake, çrregullieve të personalitetit, skizoide të forta, djali që vret babain se nuk e linte rehat të hante… Duket si banale, por është gjendje e vazhdueshme që jetojnë në familje, me prindër që mund të jenë të shoqëruara me trauma, problematika emocionale, mungesë empatie, prindër që kanë trashëguar dhunë në familje, nuk janë pasoja rastësosre.
Kemi të trashëguar dhunën në familje, sa vjen e rriten shifrat. Të shohësh babain që rreh nënën, dhuna fizike, prikologjike, uni i fortë në familje, arkaizmi patriarkal, jo më larg se disa ditë më parë një nënë më dëshmonte, që të ngrihet zëri në një familje të caktuar vetëm një vështrim të bëjë babai, le më pastaj dhuna që jeton aty. Si te gruaja, te fëmijët, etj. Këto ngjarje janë ngjarje e reflektimit të modeleve që trashëgojmë, jo vetëm brenda familjes së vogël, por edhe familjes së madhe. Deri tani po flisni për krimin shtetëror dhe nuk i bën më përshtypje njeriut, që modelet qeverisëse janë më të shëmtuara, ku është legjitimuar vjedhja. Pse një vend i tillë që zhvatet, mundet mos të trashëgojë frustrim social? Kjo ndërgjegje sociale është prekur rëndë”, tha ndër të tjera Toçe.












