Ilir Meta zbulon arsyet e divorcit me Kryemadhin: Vendimin e mora pas deklaratave së saj
Ilir Meta zbuloi për Report Tv ditën e sotme arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin. Meta shprehet se vendimin e mori pas deklaratave të Kryemadhit në SPAK, përpara prokurorëve.
Më tej ai vijoi akuzat ndaj Ramës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, ky i fundit sipas tij ka marrë peng njerëz afër Metës për t’i bërë kurth duke aluduar për ish bashkëshorten e tij.
Meta shton në fund se betejën e tij do ta vazhdoj deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar.
Intervista e plotë e Metës:
-Kur e keni marrë këtë vendim dhe kujt ia keni komunikuar të parit?
Meta: Prioritetet e mia është beteja deri në fund me këtë regjin mafioz. Nuk është se kryesia nuk kanë qenë në dijen të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. E respektoj mendimin ndryshe”,
Vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK. Për divorcin me Monën i tregova vetëm djalit dhe motrës time. Mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin! Për të tjerët, zero!’
-Ja keni thënë Kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?
Meta: Që përpara konventës nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje uroj që ti jap fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia dhe njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem sepse çdo i përket Kryemadhit dhe fëmijëve të mi.
-A kanë ndikuar hetimet që ju keni të hapura në SPAK në këtë vendim?
Meta: Nuk ekziston asnjë çështje apo akt, vendim i Ilir Metës. Por ekziston një problem madhor për mafien ndërkombëtare dhe për kryemafiozin e Shqipërisë Edi Rama, që përmes Ramaformës ka kapur për zverku SPAK. Dhe për të goditur Ilir Metën dhe gjithëve bashkëpunëtorëve të mi, e dini investimin kriminal të DumDumanit personalisht për të goditur politikisht Ilir Metën si një mbrojtës të palëkundur të sovranitetit të popullit shqiptar dhe sovranitetit të Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë kundërshtim për hetime të SPAK, por jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminal për të marrë peng njerëz pranë meje, për ti përdoru kundër Ilir Metës në mënyre që të amnistojë problemet që mund të kenë. Ilir Meta mban çdo përgjegjës para ligjit dhe popullit. Por nuk mban përgjegjësi për veprimet apo katet e cilitdo qoftë.
-Pse keni zgjedhur nenin 132 të kodit të familjes për zgjidhjen e kësaj martese?
Meta: Mendoj që kjo është një zgjidhje e detyruar nga rrethanat dhe nuk do ketë problem nga ana ime që ku proces të përfundoj nga pikëpamja juridike sa më shpejt.
-Çfarë pengese keni patur deri më tani që mund të vinte edhe nga zonja Kryemadhi për betetja tuaja?
Meta: Isha shumë i qartë, asgjë nuk do të më pengoj deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar në këtë betejë me mafien që ka dhunuar kushtetutën por edhe normat zakonore më të të hershme që na kanë mbajtur bashkë edhe kur nuk kishim shtet apo kushtetutë.