Lajme

Fieri, qarku me prodhimin më të lartë të drithërave

INSTAT njofton se vitin e kaluar, 2023, Qarku i Fierit prodhoi sasinë më të madhe të drithërave.

Cest la vie

Sipa raportit mbi statistikat e bujqësisë, prodhimi i drithërave në vitin 2023 në Shqipëri ishte 701.314 tonë.

Qarku i Fierit kishte nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889
tonë.

Rritja e lehtë e prodhimit të drithërave gjatë vitit 2023 lidhet me fillimin e një prirjeje të fermerëve shqiptarë për të kultivuar grurë, pas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar të grurit dhe të miellit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Specialistët e bujqësisë thonë se kushtet për rritjen e sipërfaqeve të kultivimit, sidomos me grurë dhe misër, janë mjaft të favorshme në disa zona të vendit.

Gjithnjë sipas INSTAT-it, në vitin 2023, prodhimi i patates arriti në 274.188 tonë. Ai shënoi një rritje me 4,38 %, në krahasim me vitin 2022.

Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 68.428 tonë, Fieri me 53.583 tonë dhe Elbasani me 29.265 tonë.

/ rtsh.al /

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button